Rama qetëson ministrat: Nuk ka arsye të bëjmë rotacion në shtator

Shqipëria

Rama qetëson ministrat: Nuk ka arsye të bëjmë rotacion në shtator

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:13

Në konferencën e sotme me gazetarët kryeministri Rama ka folur lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar.

I pyetur nga një prej gazetarëve nëse “do të rifreskonte qeverinë”, Rama u përgjigj duke thënë se “Rifreskimin do e bëjmë gjatë pushimeve të gushtit dhe do kthehen në punë dhe qeveria do vazhdojë kështu sic është. Nuk kemi plan të bëjmë ndryshime qeverie sepse nuk kemi arsye”.

Javët e fundit ishte folur shumë për ndryshime në qeveri por Rama e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

Tanimë ministrat mund të bëjnë pushime të qeta…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat