Këshilltarja me shami në Bashki Lutje Zotit përpara mbledhjes

Shqipëria

Këshilltarja me shami në Bashki Lutje Zotit përpara mbledhjes

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:57

Gjatë betimit të 61 anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës së bashku me ta ka rënë në sy edhe këshilltarja e mbuluar me shami e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Albina Nanaj.

Vetëm pak minuta përpara se të niste mbledhja Nanaj ka shkruar një status në Facebook, duke iu drejtuar Zotit.

“Zoti im ma zgjero gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjën e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time!”, ka shkruar Nanaj në Facebook. Albina Nanaj është një nga 3 anëtarët e PDIU-së në këshill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat