Në Bosnjë me kartë identiteti

Shqipëria

Në Bosnjë me kartë identiteti

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:34

Qytetarët shqiptarë do të mund të hyjnë në Bosnjë-Hercegovinë vetëm me karta identiteti, sikurse boshnjakët në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar sot mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Igor Crnadak.

Të dy ministrat u shprehën se kjo marrëveshje do të ndihmojë në rritjen e turizmit në të dy vendet.

Aktualisht Shqipëria ka një marrëveshje të tillë me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.

Bosnja është në listën e vendeve ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër, por që deri më sot ishte e nevojshme pasaporta.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët drejt integrimit evropian. Ministrat konfirmuan rëndësinë e procesit të Berlinit dhe pritjet e mëdha nga Samiti i Vjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat