Fton Tsipras në Tiranë, Rama: Shqipëri- Greqi, kërkimet në det, kur të sqarohet se kujt i përket territori

Shqipëria

Fton Tsipras në Tiranë, Rama: Shqipëri- Greqi, kërkimet në det, kur të sqarohet se kujt i përket territori

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:16

Kryeministri Edi Rama deklaron se është rënë dakord me Greqinë që kërkimet në det të nisin pasi të zgjidhet konflikti se kujt i përket ai territor. Rama tha se nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët me negociata, atëherë do ta vendosi një palë e tretë në arbitrazh apo një palë e tretë në të cilën të bime dakort të dy palët. Rama tha se vetë nuk kishte ndërmend të vizitonte Greqinë, por se e kishte ftuar kryeministrin grek Tsipras dhe ky i fundit ishte i mirëpritur.

Rama: “ E kam ftuar kryeministrin e Greqisë dhe e mirëpresim në çdo moment kur ai ta ketë të përshtatshëm, nuk e kam plan të vizitoj Greqinë këtë vit. Është një humbje që nuk bën dot kërkime në atë zonë sepse është një zonë e kontestuar që në këndëvështrimin tonë i përket ujrave territoriale të republikës së Shqipërisë, por nuk besoj se ne mund ta dorëzojmë atë pjesë të territorit tonë për shkak se do bërë kërkime.

Kërkime do të bëhën atëherë kur do të sqarohet se kujt i përket ai territor. Ai territor i përket Shqipërisë. Ne kemi rëndë dakord edhe me Greqinë që nëse nuk e gjejmë gjuhën e përbashkët me negociata këtë do ta vendosi një palë e tretë në arbitrazh apo një palë e tretë në të cilën të bime dakort të dy palët. ”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat