Rama: Asnjë deputet socialist i inkriminuar, në shtator drafti në parlament

Shqipëria

Rama: Asnjë deputet socialist i inkriminuar, në shtator drafti në parlament

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:07

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë përshtyp për të bërë bilancin e punës në 300 ditëshin e dytë të qeverisjes së tij

Rama deklaron se procesi i dekriminalizimit do të bëhet përmes një drafti që maxhoranca do të çojë në shtator.

“Dekriminalizimin do e shtrijmë ligjërisht dhe në administratrë. Me sezonin e ri diskutimi është a do të jetë me reformën në drejtësi apo ligj më vete. Në sezionin e ri do kalojmë ligjin për të penguar të gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara të ketë kenë aktivitet politik apo të përfshihen në administratën publike sipas periudhave llojit të krimeve. Nuk jemi aspak të gatshëm të bëjmë gjueti shtrigash. Gjuetinë e shtrigave e bën klubi i guetarëve të mbetur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të ricikluar nga PD. Si pikë referimi kemi marrë modelin Italian

S’ka asnjë person të ketë pasur dëshmi penale të paspastra, gjykime të ndodhura jashtë përtej dëshmisë penale nuk adresohen me gjueti shtrigash por me ligj.

PD na sollën ca pacavure …dhe ne do çojmë draftin dhe do miratojmë me ta apo pa ata. Me zgjedhjet e ardhshme ky fenomen do jetë i përballuar.

Në zgejdhjet vendore ne nuk kemi kandiduar asnjë me rekorde kriminale.

Kur të më tregoni një person të gjykuar atëherë unë do bëj nëj falje të madhe publike. Nuk ka. Dhe krahasimi që bënë ata nuk qëndron sepse hoqën njerëz që kishin cekicin e gjykatësit jashtë atdheut dhe njerëzit që ndalonin jashtë BE

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat