Arrestohet shefi i kabinetit të ish-ministrit Ksera

Shqipëria

Arrestohet shefi i kabinetit të ish-ministrit Ksera

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:29

Policia e Tiranës ka arrestuar sot Klevis Bitron, ish-drejtorin e kabinetit të ish-ministrit të Punës Spiro Ksera.

Bitro është arrestuar pas dy vitesh në arrati nga efektivët e komisariatit nr. 1 pranë maternitetit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh gjatë kohës që ishte shef kabineti në ministrin e drejtuar nga të djathtët.

Ndaj rëndojnë një sërë akuzash për abuzime të ndryshme me tenderët, por edhe për përdorim të pozitës për qëllime që nuk kanë lidhje detyrë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, kallëzoi penalisht në nëntor të vitit 2013 të shpallurin në kërkim Klevis Bitro. Kallëzimi i është bashkangjitur dosjes voluminoze të tenderëve fiktiv të organizuar vetëm me letër nga Bitro dhe punonjësit e tjerë të kësaj ministrie. Skema po hetohet nga prokurori Ndini Tavani.

Sipas prokurorisë, referuar edhe kallëzimit penal dhe provave të siguruara, Klevis Bitro me anë të dokumenteve të falsifikuara ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për tre persona, duke i prezantuar si punonjës të ministrisë që drejtohej nga Spiro Ksera.

Pas aplikimit, ambasada i ka pajisur tre shtetasit shqiptar me viza amerikane, ku njëri prej tyre, një femër është diktuar dhe është depërtuar nga SHBA-ja ndërsa dy të tjerët kanë arritur të hynë në territorin amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat