Datat e provimeve të maturës shtetërore për sezonin e vjeshtës

Shqipëria

Datat e provimeve të maturës shtetërore për sezonin e vjeshtës

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:10

Ministria e Arsimit ka publikuar datat për provimet e maturës shtetërore dhe ato të arsimit bazë për sezonin e vjeshtës.

Kështu maturantët mbetës do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj më 1 shtator, ndërsa provimit të Gjuhës Shqipe më 3 shtator.

Në deklaratën për mediat MASH-i njofton se provimi i Matematikës do të zhvillohet më 7 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 11 shtator.

Provimet kombëtare të maturës shtetërore 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e Huaj 01.09.2015

Gjuhë Shqipe dhe letërsi 03.09.2015

Matematikë 07.09.2015

Lëndë me zgjedhje 11.09.2015
Provimet kombëtare të arsimit bazë 2015, sesioni i dytë:

Gjuhë e Huaj 27.08.2015

Gjuhë Shqipe 29.08.2015

Matematikë 31.08.2015

Më datën 26 korrikun 2015 MASH ka publikuar udhëzimin e plotë me të gjitha detajet për plotësimin e formularit A2, për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në universitet.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, ky formular do të plotësohet online sipas disa hapave dhe rregullave të përcaktuara më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat