Rama: Po punojmë për rritjen e ekonomisë

Shqipëria

Rama: Po punojmë për rritjen e ekonomisë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 10:15

Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi sot se së bashku me ekspertët e BE-së, qeveria po punon për identifikimin e rrugëve të reja për rritjen e ekonomisë. Ai u shpreh se nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave nuk do të lejojë që kriza energjetike të cenojë vendin.

“Anëtarët e skuadrës sonë për zhvillim ekonomik janë ekspertë të BE-së. Kemi identifikuar rrugë të reja të rritjes ekonomike, që të kalojmë nga një model që sjell zhvillim të paqëndrueshëm ekonomik dhe me kosto të lartë, në një model që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim real, me kosto më të ulët”, tha Rama.

Kreu i shtetit tha se në turizëm janë lejuar të drejta zhvillimi të paligjshme për zhvillimin, duke u shprehur se “paraardhësi im thoshte të bënte ndërtime shtesë në ndërtesa që të kishte sa më shumë pushues, po kush është kostoja e këtij zhvillimi? Është një zhvillim kaotik, ku janë shkatërruar shtretër të tërë lumenjsh për materiale ndërtime, sipërfaqe bujqësore, prerje të ullinjve, janë penguar mundësitë për të patur siguri në rrugë”

Rama tha se për 20 vite është financuar vetëm iluzion në bujqësi, dhe jo zhvillimin. “Edhe ato pak të ardhura qeveria e mëparshme i thërrmonte duke dhënë lëmosha për individ” , shtoi ai

Kryeministri u shpreh: “Vendet nuk dallohen nga njëri-tjetri për atë që kanë, por për atë që dinë. Universitete private u kthyen në fabrika që jepnin diploma jo në bazë të dijes. Adresimi që i bëmë këtyre problematikave besoj që na ka sjellë në një situatë të re, jo se kemi arritur aty ku duam, por kemi arritur në pikën ku mund të shohim me shumë qartësi rezultatet. Me këtë punë që kemi bërë mund të shohim se çfarë ndryshimesh të tjerë mund të bëjmë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat