Berisha: Rezidencat shtetërore përdoren për orgjitë e Ramës

Shqipëria

Berisha: Rezidencat shtetërore përdoren për orgjitë e Ramës

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:54

Ish – kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar për çështjen e presidentit Bujar Nishani, i cili thuhet se nuk ka mundur të shfrytëzoj rezidencën shtëtërore në Dhërmi për pushime dhe është detyruar të pushojë nëpër hotele.

Ai, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka sulmuar drejtpërdrejt krerët e Qeverisë shqiptare, duke i quajtur ordinerë që nuk njohin as ligj e as moral.

Ja shkrimi i plotë i Sali Berishës në Facebook

Keta nuk jane qeveritare por ordinere qe nuk njohin shtet, Kushtetute, ligj as dhe moral!

Te dashur miq, Edi Rama sillet ndaj shtetit dhe kryetarit te tij, Kushtetutes dhe ligjeve te vendit si nje ordiner qe nuk njeh shtetin dhe kryetarin e tij, nuk njeh Kushtetuten dhe ligjet e vendit por dhe asnje norme morale, etike te nje zyrtari pa lere me te nje qeveritari. Ai jo vetem mendon por dhe sillet ndaj kryetarit te shtetit shqiptar, dhe mbi 100 vite pas themelimit te tij, si zyrtar zuzar duke fyer keshtu rende jo vetem kreun e shtetit por dhe gjithçka qe ai sipas Kushtetutes se ketij vendi perfaqeson.

Keshtu, per here te pare, me urdher antiligjor te Rames, drejtoresha e drejto rise se rezidencave shteterore, qe ne fakt i ka shnderruar ato ne rezidencat personale te Rames, Koçove e suites se tij dhe orgjive te tyre, nuk lejon Presidentin e vendit, kreun e shtetit ne njeren prej tyre. Per vilen e Dhermiut Rama urdheron drejtoreshen e tij te genjeje pafytyresisht Presidentin dhe ti thote se ai nuk mund te shkoje ne Dhermi sepse vila eshte ne rikonstruksion. Por kur genjeshtra e paturpshme del sheshit, perseri me urdher te Rames i thote Presidentit te vendit se rezidenca e Dhermiut nuk mund ti jepet atij sepse do shfrytezohet gjate gjithe veres nga Rama dhe Meta.

Po keshtu, rezidenca e Vlores, shkruan ajo duke firmosur shkresat e hartuara ne kryeministri, nuk mund ti jepet Presidentit pasi Rama shkon shpesh me sherbim ne Vlore dhe eshte vetem per ate.

Ky eshte nje akt i pashembullt pafytyresie, cilatdo qe kane qene marredheniet personale midis Presidentit dhe Kryeministrit, ne keto dy dekada nuk ka ndodhur kurre me pare kjo. Te dy rezidencat shtet erore, te Dhermiut dhe te Vlores, nuk jane bllokuar kurre nga i njejti titullar. Gjate dy dekadave te fundit ato jane dhene kundrejt pageses dhe zyrtareve te tjere. Ky akt eshte deshmi e nje urrejtje patologjike e Edvin Kristaq Rama, qe kalon çdo limit, çdo norme dhe qe provon se ai i konsideron rezidencat shteterore si prone te tij personale familjare.

Kurse drejtoresha e orgjive qeveritare me shkresat qe firmos, deshmon se jo ligji por mercenarizmi dhe prostitucioni politk eshte morali i turpshem i saj, sepse ajo para se ti lejoje vetes akte te tilla te padenja per nje zyrtar te nje vendi te qyteteruar, sikur te kishte nje kuant te moralit zyrtar e njerezor do jepte doreheqjen dhe kete akt te ulet nuk do ta bente per llogari te Rames ndaj kryetarit te shtetit! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat