Fuqizimi i partneritetit publik-privat, hap i reformës për sigurinë ushqimore

Shqipëria

Fuqizimi i partneritetit publik-privat, hap i reformës për sigurinë ushqimore

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:46

Reforma në sigurinë ushqimore, fuqizimi i partneritetit publik-privat për rritjen e efektivitetit të kontrollit zyrtar, do të jetë zgjidhja për problemet që hasin konsumatorët me sigurinë ushqimore.
Zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, i pranishem ne takimin e organizuar te merkuren per “Fuqizimin e partneritetit publik-privat” ne sektorin e bujqesise qe u zhvillua ne TIrane, u ndal ne thelbin e reforës dhe përmirësimet që pritet të sjellë në sigurinë ushqimore rritja e partneritetit publik-privat.

Drejtori i përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj edhe pse ka mbështetur reformën, ka kërkuar që Ministria e Bujqësisë t’i jape më shumë mbështetje këtij institucioni në mënyrë që hallkat e zinxhirit te kontrollit ushqimor të bëhen më te plota.

Zbatimi i kësaj reforme pritet të krijoje edhe një databazë ku do të jenë të gjitha të dhënat e gjurmueshmërisë së produkteve në mënyrë që të garantojnë siguri për konsumatorin, por edhe të krijojnë mundësin e eksportit të produkteve bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat