Qeveria miraton fondin tranzitor prej 1.8 mld lekë për 61 bashkitë

Shqipëria

Qeveria miraton fondin tranzitor prej 1.8 mld lekë për 61 bashkitë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:45

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot në Rezidencen Qeveritare ne Dajt, 20 km larg kryeqytetit, ka marrë vendimin për shpërndarjen e fondeve tranzitore për zbatimin e reformës administrative-territoriale. Fondi prej 1.8 miliardë lekë është pjesë e buxhetit të vitit 2015 dhe do t’u kalojë 61 bashkive për muajt e mbetur të këtij viti.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15 e të aneksit 1, të ligjit nr.160/2014, “Për miratimin e buxhetit të vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave, vendos:
1. Shpërndarjen e fondit tranzitor në vlerën 1 857 683 000 (një miliard tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekë, për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, për 61 bashkitë, sipas tabelës 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ky fond të përballohet nga fondi për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, miratuar për vitin 2015.
3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat