Aksioni ndaj tregtarëve të duhanit në Shkodër, reagon kreu i PD, Basha

Shqipëria

Aksioni ndaj tregtarëve të duhanit në Shkodër, reagon kreu i PD, Basha

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar mbrëmjen e të mërkurës për aksionin ndaj tregtarëve të duhanit në Shkodër.

“Pasi i mashtroi fermerët se do t’u rrisnin çmimin e duhanit, Edi Rama i ndërseu sot taksidarët e tij ndaj fshtarëve që shisnin aq sa për të mbajtur frymën gjallë”, shkruan Basha në një postim në rrjtin social në “Facebook”.

“Me urdhër e dijeni të Edi Ramës po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që ju ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milion dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar – qershor”, shkruan Basha.

“Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës e Ilir Metës”, përfundon reagimi i kreut të PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat