Japonia, grant 500 milionë Yen Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit

Shqipëria

Japonia, grant 500 milionë Yen Shqipërisë për mbrojtjen e mjedisit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:49

Qeveria e Japonisë ka akorduar një grant prej 500 milionë Yen për të financuar një projekt të qeverisë shqiptare në mbrojtjen e mjedisit.

Zv/kryeministri Niko Peleshi shkëmbeu sot notat me e Japonisë, Kazuyoshi Umemoto. “Pata kenaqesine te shkembej sot notat me Ambasadorin e Japonisë, Shkelqesine e Tij, Z. Kazuyoshi Umemoto per nje grant bujar prej 500 milione Yen qe eshte akorduar nga Qeveria e Japonise. Nje projekt qe do të ndikojë në optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit”, shkruan zv/kryeministri Peleshi në faqen e tij në “Facebook” paskëtij takimi.

Gjithashtu ambasadori i Japonisë, Kazuyoshi Umemoto zhvilloi sot një takim edhe me zv/ministrin e Punëve të Jashtme, Selim Belortaja me të cilin u diskutua për volumin e kontributeve drejtuar Shqipërisë, por edhe eficencën e veçantë të mekanizmit japonez të ndihmës.

“Sot, me ambasadorin e Japonisë Kazuyoshi Umemoto, një rast i mirë për të çmuar jo vetëm volumin e kontributeve drejtuar Shqipërisë, por sidomos eficencën e veçantë të mekanizmit japonez të ndihmës. Direkt, pa shumë faza e letra, pa fanfara e pa shirita. Ndihma ..tek nevojat! Sigurisht, mbetet përgjegjësia jonë t’i çojmë ..ekzaktësisht atje ku janë nevojat”, shkruan zv/ ministri Belortaja, pas takimit me ambasadorin e Japonisë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat