Familjarët e 21-vjeçarit të vrarë në Greqi: I njohim vrasësit

Shqipëria

Familjarët e 21-vjeçarit të vrarë në Greqi: I njohim vrasësit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:04

Familjarët dhe të afërmit e 21-vjeçarit të vrarë në Greqi kanë deklaruar se i njohin autorët e vrasjes së Danielit. Sipas tyre ata janë nga qyteti i Korçës.

Familjarët e viktimës kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të saj. Vëllai dhe kushëriri i Daniel Xhafës, vërtetuan edhe lidhjen e dashurisë mes tij dhe një gruaje të martuar. Ata shprehen se i riu është joshur nga ajo dhe më pas është vrarë nga bashkëshorti i saj.

“Danieli ka dashur të largohet, por ai u mashtrua. Ne kërkojmë drejtësi”, shprehen familjarët.

Policia greke gjeti trupin e pajetë të Daniel Xhafës më 26 korrik, në zonën e Larisës, ku ai banonte më të afërmit. Mediat greke shkruajnë se 21-vjeçari ishte shpallu i zhdukur që ditën e premte dhe u gjet në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ndërsa, policia ka deklaruar se ai është qëlluar me armë nga afër dhe më pas kanë tentuar që t’i djegin trupin, në mënyrë që të fshehin gjurmët. Gjithashtu, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat