Frroku i arratisur, kërkon lirinë për vrasjen e Lamajt

Shqipëria

Frroku i arratisur, kërkon lirinë për vrasjen e Lamajt

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:20

Biznesmeni Arben Frroku kërkon në arrati rekurs për vendimin e Apelit, që e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Lamajt. Avokati i tij mbrojtës dërgoi ditën e djeshme kërkesën e Frrokut në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, Frroku ndodhet në kërkim pasi u shpall fajtor për vrasjen e kryekomisarit. Në shtator pritet të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese në Gjykatën e Lartë, që do të shqyrtojë kërkesën e Frrokut dhe do të dalë më tej me një vendim të formës së prerë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Frrokun për vrasjen e kryekomisarit të ish-Kombinatit, Dritan Lamaj, ndodhur në shkurtin e 2013-s. Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e çoi çështjen në shkallën e dytë të drejtësisë, ku Apeli e shpalli fajtor vëllanë e deputetit kristian-demokrat, Mark Frroku dhe e dënoi me burg përjetë.

Arben Frroku aktualisht është në arrati dhe Interpoli e ka shpallur në kërkim. Ai arriti të arratisej pak ditë para se Gjykata e Apelit vendosi ta dënonte me burgim të përjetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat