Përplasje mes tregtarëve të duhanit dhe policisë në Shkodër

Shqipëria

Përplasje mes tregtarëve të duhanit dhe policisë në Shkodër

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 10:57

Në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës policia është përplasur me tregtarët e duhanit, pas aksionit të autoriteteve për tregtimin në rrugë pa dokumentacion.

Tregtarët të cilët ushtrojnë aktivitetin në rrugë pa licencë nuk kanë pranuar të largohen, ndaj dhe janë përplasur dhe kanë debatuar me forcat policore.

Gjithashtu, bëhet me dije se efektivët kanë debatuar edhe me gazetarët, pasi nuk lejojnë praninë e tyre në aksion. Ky aksion pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat