Formulari A2, ja degët ku rriten prikët e pranimit në universitete

Shqipëria

Formulari A2, ja degët ku rriten prikët e pranimit në universitete

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 08:05

Në degët si Mjekësia, Biologjia, Inxhinieria e Ndërtimit apo gjuhët e huaja pritet të rritet niveli i pikëve të fituesit të fundit. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se të gjitha këto degë do të kenë më pak kuota se një vit më parë dhe kjo do të thotë se gara pritet të jetë më e fortë mes maturantëve. Mjekësi nga 300 kuota që ka patur një vit më parë, do të ketë 240,

Bioligjia nga 120 do të ketë 100, anglishtja ka 20 kuota më pak, Inxhinieria e Ndërtimit dhe Stomatologjia 5 pranime më pak si dhe gjuhët e huaja nga 10-15 kuota më pak. Përveç degëve që do të rritet niveli i pikëve, për ato degë që ka rritje të kuotave të pranimit, niveli i pikëve të fituesit të fundit pritet të ulet. Degët si Matematika, Shkencat Politike, Kimia dhe Arkeologjia do të kenë më shumë kuota për vitin akademik 2015-2016. Të gjithë kandidatët, sipas Ministrisë së Arsimit duhet të marrin parasysh faktin se në degët që kuotat janë ulur, gara do të jetë më e fortë dhe e kundërta për degët që janë shtuar kuotat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat