Ja data kur Erion Veliaj bëhet zyrtarisht kryebashkiak i Tiranës

Shqipëria

Ja data kur Erion Veliaj bëhet zyrtarisht kryebashkiak i Tiranës

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 21:06

Sekretariati i bashkisë njoftoi se ditën e enjte do mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës.

Mbledhja e këshillit do të nisë në orën 10:00 me zgjedhjen e Komisionit të Mandateve, që do të hartojë një raport që më pas do të shqyrtohet për miratim nga Këshilli.

Pas kësaj do të vijohet me betimin e këshilltarëve të rinj, të cilët do të zgjedhin kreun e Këshillit Bashkiak dhe nënkryetarin e këtij këshilli.

Pjesë e mbledhjes do të jetë edhe shpallja e vlefshmërisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe në fund zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.

Kryebashkiaku i ri i Tiranës, i zgjedhur me votat e qytetarëve më 21 qershor, do të bëjë betimin e tij në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, ku veç të tjerash në rend të ditës është parashikuar edhe:

1. Zgjedhja e Komisionit të Mandateve.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Komisionit të Mandateve.
3. Betimi i Këshilltarëve.
4. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
5. Zgjedhja e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak.
6. Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkise Tiranë dhe betimi.
7. Zgjedhja e anetarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat