Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të enjten

Shqipëria

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të enjten

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:35

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohet paraditen e së enjtes.

Sekretariati i Bashkisë ka shpërndarë një njoftim për mediat mbi kalendarin e punimeve.

Në bazë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, mbledhja është thërritur nga sekretari i Bashkisë. Mbledhja e Këshillit do të nisë në orën 10:00 me zgjedhjen e Komisionit të Mandateve, që do të hartojë një raport që më pas do të shqyrtohet për miratim nga Këshilli.

Pas kësaj do të vijohet me betimin e këshilltarëve të rinj, të cilët do të zgjedhin kreun e Këshillit Bashkiak dhe nënkryetarin e këtij këshilli.

Menjëherë pas kësaj do të vijohet me formalitetin e shpalljes së vlefshmërisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe betimin e tij dhe në fund zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat