Rritja e prodhimeve “Made in Albania”, shenjë e progresit ekonomik

Shqipëria

Rritja e prodhimeve “Made in Albania”, shenjë e progresit ekonomik

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 19:33

Produktet e markës ‘Made in Albania’ si dhe mbiprodhimi i kulturave bujqësore në 6-mujorin e parë të këtij viti, janë shenjë pozitive e rritjes ekonomike. Ka qenë ky mesazhi që ka dhënë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë një panairi qe u zhvillua 27-28 korrik ne Tirane, me produkte te zonës së Korçës.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në vend janë prodhuar më shumë produkte bujqësore duke e krahasuar me kërkesën e tregut. Ministri Panariti deklaroi se tashmë shumë produkte nuk do të blihen më në tregjet e jashtme. Sipas tij, kjo do të sjellë rritjen ekonomike.

“Ne kemi pasur nga të dhënat që na vijnë nga 6-mujori i parë i këtij viti dyfishim të eksporteve te prodhimeve bujqësore, gjë që do të thotë automatikisht dhe rritje të prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral. Kemi për herë të parë krijimin e një produkti të mirëfilltë të markës “Bio shqiptare” dhe per kete jam krenar që ne ia kemi arritur kësaj dite që të kemi prodhime të markës shqiptare”, u shpreh Panariti.

Po ashtu, ministri tha se tashmë kemi produkte të sigurta marke që janë të konkurueshme edhe në të gjitha vendet e Europës e më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat