Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të enjte

Shqipëria

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të enjte

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:31

Sekretariati i bashkisë njoftoi se ditën e enjte do mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës.

Mbledhja e këshillit do të nisë në orën 10:00 me zgjedhjen e Komisionit të Mandateve, që do të hartojë një raport që më pas do të shqyrtohet për miratim nga Këshilli.

Pas kësaj do të vijohet me betimin e këshilltarëve të rinj, të cilët do të zgjedhin kreun e Këshillit Bashkiak dhe nënkryetarin e këtij këshilli.

Pjesë e mbledhjes do të jetë edhe shpallja e vlefshmërisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, betimin i tij dhe në fund zgjedhja e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat