Meta: Lufta ndaj krimit një sfidë e rëndësishme

Shqipëria

Meta: Lufta ndaj krimit një sfidë e rëndësishme

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:33

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka përshëndetur dhe vlerësuar Raportin e sapopublikuar të Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave.

Meta është shprehur se raporti përfaqëson një platformë të rëndësishme. “Është një nxitje pozitive për punën e strukturave të specializuara të shtetit që përballen me këtë fenomen në zbatimin e plotë të ligjit, zhvillimin e programeve sociale për parandalimin, mbrojtjen dhe rehabilitimit të viktimave të trafikut, parandalimin e shfaqjes së tij, si dhe goditjen dhe ndëshkimin ligjor dhe pa asnjë kompromis të të gjithë të inkriminuarve që kanë përfituar apo tentojnë të përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale”, është shprehur kreu i LSI-së.

Gjithashtu, Meta vlerëson se lufta e pandërprerë ndaj krimit dhe korrupsionit është një sfidë e rëndësishme që kërkon modernizimin e shtetit, përkushtim, profesionalizëm, transparencë dhe mbështet procesin e dekriminalizimit përmes rritjes së standardeve ligjore për të gjithë përfaqësuesit publik të zgjedhur apo të emëruar.

Në fund kryetari i Kuvendit u ka kërkuar “të gjitha strukturave të zbatimit të ligjit që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, të rrisin nivelin e profesionalizmit dhe të luftojnë pa asnjë kompromis, si dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë të inkriminuarit e përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafiqeve të çdo lloji”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat