Basha: Shqipëria, e vetmja me deputetë të inkriminuar

Shqipëria

Basha: Shqipëria, e vetmja me deputetë të inkriminuar

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit mbi trafikun e qenieve njerëzore.

Një deklaratë për mediat, Basha e quan këtë raport një provë të fuqishme të mbështetjes për dekriminalizimin. Ai u shpreh se është pasqyrimi më i mirë i situatës në të cilën ndodhet Shqipëria. “Por Shqipëria është një rast unik ku tutorët e vajzave të shfrytëzuara për prostitucion bëhen deputetë dhe kryetarë bashkish. Krimi i veshur me pushtet dhe pushteti është i veshur me krim në vendin tone. Trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama – Meta”, ka deklaruar Basha.

Kreu i PD-së tha se “do të vijojmë betejën për dekriminalizimin e politikës, duke pasur përkrah SHBA dhe BE. Basha ka akuzuar dyshen qeverisëse Rama-Meta për bashkëpunim me qarqe kriminale për blerje votash dhe afera të tjera.

“Rama dhe Meta heshtin sepse krimi dhe personat me prejardhje kriminale janë themeli i kësaj qeverie, prandaj manipulojnë provat, zhdukin dëshmitarët. Për sa kohë që vendi të qeveriset nga kriminelët do të ketë rrokullisje”, ka theksuar Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat