Zv/ministri i LSI shpërthen kundër Ramës: Shkeli ligjin

Shqipëria

Zv/ministri i LSI shpërthen kundër Ramës: Shkeli ligjin

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 09:51

Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani, ka shpërthyer në kritika për shefin e qeverisë, Edi Rama.

Zëvendësministri i LSI kërkon që të mos lejohet asnjë ndërtim në kuadër të projektit “Hyrja e Liqenit”.

“Nuk duhet lejuar prekja e asnjë fijeje bari në parkun e Liqenit Artificial. Është i vetmi që ka Tirana dhe duhet ruajtur me shumë kujdes dhe jo të lejohet ndërtimi aty. U bë shumë mirë që u shty ai konkurs i beftë dhe pa asnjë informacion paraprak për qytetarët”, tha Manjani për GSH.

“Tani duhet të bëjmë hapin jtetër edhe më të rëndësishëm, të anulojmë tërësisht idenë e ndërtimit në atë zonë,” shton ai.

Kritika të ashpra ka edhe për ndërhyrjet në fasadën e kryeministrisë.

Ai thotë se Rama ka shkelur ligjin.

“Ajo streha e kauçukut, që është ndërtuar në fasadë, është e tmerrshme. Nuk është as estetike dhe as ligjore. Baza e sotme ligjore ndalon ndërhyrjen në objektet e mbrojtura. Kështu që kushdo që mund të ketë dhënë leje, ka gabuar rëndë. Ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga-n, dhe jo Angela Merkelin”.

“Duke qenë kritik, nuk do të thotë se marr një pozicion politik të caktuar. Çështjet për të cilat folëm kanë të bëjnë me qytetin, mjedisin, trashëgiminë dhe ligjin,” thekson Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat