Berisha “ftesë” ndërkombëtarëve: Hajde pyesni shqiptarët përse po ikin

Shqipëria

Berisha “ftesë” ndërkombëtarëve: Hajde pyesni shqiptarët përse po ikin

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 21:02

Kryefjala e ditës së sotme në parlament ka qenë raporti i DASH i cili ka goditur fort institucionet shqiptare.

Sipas raportit qeveria shqiptare nuk plotëson as standardet më minimale në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Madje në raport thuhej se një deputet i parlamentit është dënuar për trafik femrash.

Këto shqetësime i përsëriti edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ftoi ndërkomëbtarët që të vijnë e të pyesin shqiptarët se cila është arsyeja e vërtetë përse po braktisin vendin.

“Nuk janë vetëm problemet që ngre raporti i DASH, por dhe arrestimi i 35 mijë shqiptarëve në dy vjet nga qeveria e tyre”- tha ish kryeministri.

“Unë ju rrezova baballarët nga pushteti dhe ja tek jam këtu duke ju denoncuar dhe ju”- përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat