Berisha paralajmëron votë kundër: S’votoj ligj burracakësh; Ahmetaj: Sjell zhvillim

Shqipëria

Berisha paralajmëron votë kundër: S’votoj ligj burracakësh; Ahmetaj: Sjell zhvillim

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:57

(E plotësuar)-Opozita ka dalë kundër ligjit të turizmit i cili është diskutuar pasditen e sotme në Kuvend, pikërisht në seancën e fundit për këtë sezon. Projektligji për turizmin ka ‘përplasur’ ashpër mazhorancën dhe opozitën.

Partia Demokratike ka paralajmëruar votën e saj kundër nismës së qeverisë, me argumentin se vjen në shkelje të procedurës parlamentare dhe duhet të reflektojë vërejtjet e mbërritura për draftin.

Në emër të opozitës ka folur gjatë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka quajtur ligjin e ri për turizmin; një ligj burracakësh, dhe se sipas tij ky ligj si në asnjë vend të botës, përveç Koresë së Veriut iu merr kompetencat vendorëve për t’ia dhënë sivllaut të kryeministrit, siç e quan ai deputetin e Sarandës Koço Kokëdhima.

Më tej ish-kryeministri tha se ky ligj shpërfill pronarët shqiptarë dhe autorizon shtetin të shtrijë dorën drejt tokave të privatit.

Berisha: Ligjin nuk mund ta votoj sepse është ligj për interesat e krerëve të qeverisë

“Njeriu i bojërave, zhvillimi nuk e di se çfarë është. Ndaj ligji është totalisht i pashpirt, pa vizion, nuk votohet. Ligjin nuk mund ta votoj sepse është ligj burracakësh dhe burrecësh. Po ligji duhet të sillte këtu paketën më stimuluese të ndërtimeve të turizmit në zonat strategjike, që ezgistojnë; jo në Ballkan por, i takonte atyre që e kanë punuar të studionin se cila është praktika më lehtësuese në botë. Hajde ta bëjmë, me lehtësira maksimale, 7 vite pa asnjë taksë. Ju jeni burracak, ligjin nuk e votoj, sepse unë shoh në nene të tëra Koço Kokëdhimën, shoh përkujdesjen vëllazërore që tregon duke grabitur gjysmën e fshatit Qeparo," tha Berisha, duke akuzuara Ramën se ky ligj, është i interesave të ngushta personale të kreut të qeverisë dhe sivllaut të tij Kokëdhima dhe ndonjë sivllau tjetër brenda qeverisë dhe PS-së.

Por ndërsa kryeministri Rama nuk preferoi të fliste në seancën e sotme, akuzave të Berishës i është përgjigjur ministri i Turizmit Arben Ahmeta j, i cili tha se me këtë ligj zgjidhen të gjitha problematikat, edhe ato shqetësime që kanë deputetët e PD-së.

Ahmetaj: Ligji i ri ndalon ndërtimet pa rregull, siç është Golemi

"Çfarë kërkon të bëjë ky ligj është të ristrukturojë një herë e mirë, edhe lëvizjen turistike edhe investimet turistike, qoftë në bregdet qoftë në të gjitha zonat, apo destinacionet turistike. Sepse nuk është zhvillimi i qëndrueshëm pas asnjë rregull; pa asnjë planimetri, dhe të ndërtosh pa leje. Ky është 'Golemizimi' i Shqipërisë. Por nuk zhvillohet për një vit, dhe as për një mandat. Në vitin 2013 ka pasur 3 milionë e 63 vizitorë, në vitin 2014 një kërcim spektakolar me gati 13.2 %. Po për çfarë kanë ardhur? Kanë ardhur se i mbusha mendjen unë apo i mbushi mendjen kryeministri. U kërcyen të ardhurat në vitin 2014 me gati 1.3 mld dollarë. Po cila është arsyeja? Se ky vend ë shtë një nga vendet me të këndshëm për turizëm, një nga 10 destinacionet e Lonely Planet. Pse jo, edhe për shkak të reformave, po pse jo edhe për shkak të imazhit. Patjetër sepse kështu grumbullohen të gjitha gjërat," tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj.

Më tej ministri tha se me ligjin e ri synohet promovimi i ekonomisë, ku risi është kapitulli për investimet, ku tokat shtetërore do t’i jepen investitorëve me 1 euro me tender, pasi investitori strategjik që të shkurtojë investimet nga 16 në 8 vite kërkon mbështetje. E sa i përket pronave private do shpronësohen të gjitha, garantoi ministri Arben Ahmetaj.

Ashtu si ndodhi edhe me ligjin e Arsimit të Lartë, edhe ligji për Turizmin pritet të miratohet vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk e aprovon./KosovaPress/

***
Partia Demokratike paralajmëroi votë kundër ligjit të ri të turizmit.
Duke folur në seancën e posaçme plenare ish-kryeministri Berisha tha se nuk mund të ngrejë kartonin pro një ligji burracakësh.
Në kundërpërgjigje të tij, Ministri Arben Ahmetaj tha se ligji i ri për turizmin nuk ka qëllime klienteliste dhe se synon ta përfshijë Shqipërinë njëherë e mirë në hartën e destinacioneve turistike.
Berisha: “Ku ligj shpërfill dhe shkelmon në mënyrë përfundimtare pronarët shqiptarë dhe interesat e pronarëve. Ligjin nuk mund ta votoj se është ligj burracakësh dhe burrecësh. Ligji duhet të sillte këtu paketën më stimuluese të ndërtimeve të turizmit në zona strategjike që ekziston mbi tokë, jo në Ballkan. I takonte atyre që kanë punuar të studionin cila është praktika më lehtësuese në botë, hajde ta bëjmë, në zona të caktuara”.
Ahmetaj: “ Kjo qeveri merr përsipër për rritjen e numrave, 13.2% v izitorë, për çfarë erdhën? Po sigurisht që është dëgjuar dhe jo rastësisht sepse ky vend është ndër vendet më të këndshme për turizëm, një nga 10 destinacionet e “Lonely Planet”, i katërti ndër 50 destinacionet më të mira të botës. Frytet e këtij ligji do ti korrin shumë shpejt ata breza që vinë. Do ta bëj një kompani ndërkombëtare që nuk ka interesa të drejtpërdrejta klienteliste siç u tha nga kryetari i PD-së dhe ish-Kryeministri por ka interesa standardi për ta futur Shqipërinë një herë e mirë në hartën e destinacioneve turistike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat