Këmbim valutor- Leku vlerësohet ndjeshëm ndaj valutave kryesore

Shqipëria

Këmbim valutor- Leku vlerësohet ndjeshëm ndaj valutave kryesore

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:15

Sezoni po favorizon forcimin e lekut kundrejt valutave. Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku fitoi pikë dhe u vlerësua ndjeshëm ne kembim me dy valutave kryesore, euro dhe dollar.

Të hënën në mesditë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbëhej me 139.48 lekë, ose 0.14 lekë me pak se nje dite me pare, duke arritur nivelin më te ulët te kembimit me lekun gjatë këtij vitit.

Ne tregun valutor, rënie më të thellë shënoi dollari, që u këmbye sot me 126.01 lekë, ose 1.56 lekë më lirë se ne fundjave.
Përgjithësisht, në dy javët e para të korrikut monedha shqiptare forcohet si rrjedhojë e efekteve sezonale (rritjes së prurjeve nga emigrantët dhe turistët).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat