Diskutohet projektligji për turizmin

Shqipëria

Diskutohet projektligji për turizmin

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 18:17

Ka nisur sot në orën 17:00 seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me diskutimin e projektligjit për turizmin.

Partia Demokratike ka paralajmëruar votimin kundër këtij projektligji, me argumentin se vërehen shkelje të procedurës parlamentare, dhe se duhet të merren parasysh vërejtjet e mbërritura për draftin.

Fino: Shqipëria, destinacion konkurrues në tregun ndërkombëtar

Deputeti socialist Bashkim Fino u shpreh se përmes këtij projektligji Shqipëria do të vendoset në një destinacion të preferuar dhe konkurrues në tregun ndërkombëtar të këtij sektori.

“Ky ligj sjell turizëm vjetor të integruar, zhvilllimin e turizmit të qëndrueshëm, formalizimin dhe standardizimin e industrisë së turizmit, krijimin e programeve kombëtare për stafin për turizmin, me tre programe, turizmi për të rinjtë, eko-turizmi dhe programi për turizmin malor dhe bregdetar”, tha deputeti socialist.

Sipas Finos, ligji do të mundësojë nisjen e klasifikimit, standardizimit dhe dhënien e licencave për operatorët dhe agjencitë turistike, proces ky që do të kryhet nga ministria përkatëse me ndihmën dhe bashkëpunimin e agjencive ndërkombëtare që punojnë me këtë sektor.

Spaho: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ulë numrin e turistëve

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho u shpreh se projektligji i propozuar nga mazhoranca nuk e kthen turizmin në prioritet në ekonominë e vendit. Ai theksoi se, liberalizimi i vizave për Kosovën do të ulë numrin e turistëve dhe kjo sipas tij për shkak të kushteve të këqija që ofron vendi ynë për turistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat