PD: Rama ka braktisur minatorët nuk gjen kohë as për ngushëllime

Shqipëria

PD: Rama ka braktisur minatorët nuk gjen kohë as për ngushëllime

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:28

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi permes një deklarate për mediat ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e minatorit 51-vjeçar që humbi jetën në një aksident brenda galerisë 1050 të zonës D në Bulqizë, theksoi se qeveria vijon të tregojë mungesë ndjeshmërie, mungesë masash për siguri e kushte të mira pune, duke i lënë minatorët në harresë.
"Partia Demokratike shpreh keqardhjen për vdekjen e minatorit Mehmet Dardha sot në Bulqizë dhe ngushëllon familjarët e tij.
Ne duam të denoncojmë sot neglizhencën dhe braktisjen totale nga qeveria të minatorëve, kësaj kategorie në risk të vazhdueshëm që punojnë në kushte shpesh ekstreme për të mbajtur familjet e tyre.
Prej dy vitesh, numri i minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës ka arritur në nivele të frikshme, dhe megjithëse ngjarjet e rënda po përsëriten, qeveria dhe Edi Rama vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie, mungesë masash për siguri e kushte të mira pune, duke i lënë minatorët në harresë.
Ngjarjat dramatike dhe qëndrimet e qeverisë po vërtetojnë hipokrizinë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, të cilët kur ishin në opozitë nxitonin të përfitonin politikisht për çdo vdekje minatori dhe përbetoheshin se ata do ta ndryshonin gjendjen e tyre. Sot ka përkeqësim, dhe për dy vite ka 23 jetë të humbura nëpër galeri, më shumë se në dy dekada sëbashku, dhe Edi Rama nuk gjen asnjë minutë kohë as për të shprehur ngushëllime.
Edi Rama mashtroi minatorët dhe i shfrytëzoi edhe ata si shumë të tjerë, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Sot, ai nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh as nën tokë dhe as mbi tokë me qytetarët e vendit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat