Basha “shmang” Veliajn

Shqipëria

Basha “shmang” Veliajn

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 17:20

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të pritet nga drejtorët e këtij dikasteri, të emëruar nga Lulzim Basha, por jo nga ky i fundit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo shprehet se, Veliajt do t’i ofrohet “gjithçka që ai do të ketë nevojë për ditën e parë të punës”.

“Të gjithë drejtorët do të jenë në punë. I gjithë stafi do të jetë në punë. Të gjitha informacionet që ai do të kërkojë do t’i servilen”, është shpreh Bozdo për “News24”.

I pyetur nëse ka pasur kontakte me përfaqësuesit e Veliajt, nënkryetari i bashkisë, Bozdo tha se: “Kontaktet me përfaqësues të zotit Veliaj nuk na kanë munguar, por përveç kontakteve do të thosha që, është shumë e rëndësishme që askush nga drejtorët e bashkisë nuk kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk do të japin dorëheqjen”.

Sipas tij, drejtorët “do të jenë këtu në dispozicion të kryetarit të ri të bashkisë, z.Veliaj, sepse është mënyra më e mirë për të ndihmuar stafin e ri, i cili do të drejtojë Tiranën për 4 vitet në vazhdim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat