2 muaj “komisariati dixhital”, 14 mijë denoncime

Shqipëria

2 muaj “komisariati dixhital”, 14 mijë denoncime

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 15:33

Dy muaj nga ngritja e komisariatit dixhital numri i denoncimeve nga ana e qytetarëve ka arritur në 14 mijë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i brendshëm bënë një bilanc të deritanishëm. Shefi i qeverisë duke iu referuar statistikave të krimit të vrasjes tha se ai ka rënë me 50% krahasuar me një vit më parë, dhe këtë e renditi si fryt të komisiaratit dixhital.

Edi Rama: Nuk është pak, përkundrazi, është një e dhënë shumë inkurajuese që në gjashtëmujorin e parë të vitit ne kemi 50% në pak vrasje krahasuar me çdo vit qysh se kemi një regjistër statistikash. Pra, praktikisht, qysh nga viti 1992 dhe deri sot, çdo vit ka, krahasuar me gjashtë mujorin e parë të këtij viti, 50% më shumë vrasje. Kjo rënie drastike e numrit të vrasjeve është një e dhënë shumë inkurajuese. Ashtu sikundër është një e dhënë shumë inkurajuese vazhdimi me intensitet dhe me rezultate të prekshme ditë pas dite i betejës kundër drogës dhe trafikut të drogës.”

Kryeministri vuri në dukje se rezultatet e punës së policisë kanë sjellë një përmirësim të imazhit të Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e vlerësoi komisariatin dixhital e një histori suksesi, falë së cilit mund të ndëshkohet paligjshmëria dhe korrupsioni.

Një analizë e punës dy mujore të komisariatit dixhital e kanë nxjerrë kryeministrin në konkluzionin se ai e afron më shumë Shqiperinë me vendet e zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat