PD: Pasiguria në vend po njeh rritje

Shqipëria

PD: Pasiguria në vend po njeh rritje

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 14:28

Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi të hënën se pasiguria dhe kriminaliteti në vend kanë shënuar rritje.

Sekretari Ristani i konsideroi propagandë dhe fasadë politike arritjet dhe sukseset në fushën e rendit të publikuara nga qeveria, pasi sipas saj, “pasiguria e qytetarëve po kap majat dhe kriminaliteti është zgjeruar e konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit”.

Pakti me krimin, tha Ristani, ka kapërcyer me kohë moszbatimin e ligjit për trafikantë e banditë të lidhur me qeverinë, ndërsa pasiguria është kthyer në normë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat