Spartak Braho kërcënon Nokën: Ta tregoj vendin!

Shqipëria

Spartak Braho kërcënon Nokën: Ta tregoj vendin!

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 07:19

Senca e sostme dëgjimore me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me aksionin e fundit policor në Lazarat është shoqëruar nga një debat i ndezur mes përfaqësuesit të mazhorancës Saprtak Braho dhe demokratit Famur Noka, i cili degjeneroi me akuza dhe kërcënime.


Ja debati:


Noka: Në 2014-ën ju i nxorët në media emrat e atyre që në atë kohe i quajtët banditë, pa pasur akoma prova.


Braho: Edhe në këtë kohë bandite janë që çke me të.


Noka: O Spartak, për çështje e banditëve ti ke konceptin e Enver Hoxhës, kanë evoluar konceptet.


Braho: Zoti Flamur është për të ardhur keq që një ministër mbrojtje, më fal ministër i brendshëm s’ke mësuar akoma që këto që pyet janë pjesë e hetimi.


Noka: S’janë pjesë e hetimit fare këto. Spartak ti vazhdon me konceptin e hetuesit të sigurimit të shtetit. Mëso Spartak, megjithëse je në moshë të madhe e s’ke ç’mëson, por mëso pak të lutem.


Braho: Në qoftë se ke ardh për t’u marr me mu, unë ta tregoj vendin.


Noka: Ka ik ajo kohë Spartak, s’ka bir nëne të më tregojë mua vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat