Merkel: Ne mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Shqipëria

Merkel: Ne mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 07:06

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kancelaren Angela Merkel, deklaroi se kryetarja e qeverisë gjermane e kupton vështirësinë dhe përpjekjen e Shqipërisë “në rrugën drejt një demokracie europiane”. Kreu i qeverisë sonë e falenderoi kancelaren Merkel në emër të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen që ajo i ka dhënë vendit në aspiratën për integrimin në BE. Nga ana e saj, Merkel tha Gjermania e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar kancelaren Merkel për “dorështrëngimin e Shqipërisë dhe Gjermanisë”, që nënkupton, sipas tij, vëmendjen e Berlinit ndaj rajonit për çështje shumë të gjera.

“Kjo vizitë është një fakt kuptimplotë i bashkëpunimit dhe vullnetit për të forcuar partneritetin mes nesh. Zonja kancelare, ju falenderoj për mbështetjen tuaj për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe integrimin e saj”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se, “konferenca e Berlinit përshpejtoi një proces bashkëpunimi në një rajon që ka qenë peng i së shkuarës” dhe një vit prej andej është arritur një progres i pamenduar më parë, që kulmoi me vizitat e kryeministrave në Beograd dhe Tiranë.

“Ne jemi të vendosur të ecim përpara me fqinjin tonë serb, duke përforcuar marrëdhëniet me të”, ka thënë Rama, i cili sa i takon integrimit të rajonit në BE ka thënë:

“Ballkani ka nevojë për Evropën po aq sa Evropa ka nevojë për Ballkanin. Ne synojnë të gjithë aderimin në BE, por edhe Evropa duhet të bëjë pjesën e saj, duke mos e trajtuar integrimin tonë si një biznes”.

“Ne nuk kërkojmë lehtësime apo shkurtime të kushteve nga Brukseli dhe ato që po bëjmë për integrimin po i bëjmë jo sepse na i kërkon Brukseli, por sepse i kërkon vetë shoqëria shqiptare”, ka përfunduar Rama.

Merkel: Ne mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ne konferencen per shtyp qe dha me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se “Për mua është një kënaqësi e madhe që munda të mbaj premtimin për të ardhur në Tiranë. Marredhëniet mes vendeve tona janë shumë të mira dhe Shqipëria ka bërë shumë që nga vitet 1990, pasi fakti se jemi në këtë konferencë tregon qartë se vlerësohet diversiteti i mendimit, pasi Shqipëria nuk e pati këtë llojë diskutimi konkret më parë”.

Në vijim të fjalës së saj, Kancelarja Merkel tha se “Ne kemi diskutuar me kryeministrin Rama për tema mjaft të ndryeshme për marredhëniet bilaterale, që të kemi mundësi më të mëdha për të patur rezultate të mira bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe kryesisht ato ekonomike. Mendoj se Shqipëria i ka të gjitha mundësite për krijimin e kushteve me të favorshme ligjore, që invesitorët gjermane kanë nevojë për të besuar më shumë, pasi legjislacioni është aspekt që shënon një kontribut mjaft të rëndësishëm për besimin dhe sigurinë e investitoreve. Ne e mbështesim gjithashtu, Shqipërinë për t’u bërë anetar i Bashkimit Europian, mbështesim Shqipërine edhe për reformat në sistemin e drejtësisë dhe Shqipëria në këtë drejtim ka mundësi të shfrytëzojë përvojat më të mira e sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

“Kemi mundësi të shumta për të bashkëpunuar në sektorin e turizmit, të energjisë elektrike, mendoj se politika mund të angazhohet më shumë në këtë drejtim. Gjithashtu, me rëndësi është edhe perspektiva e rinisë, pasi ajo ka nevojë për përspektiva të reja, po ashtu përspektiva ka përsa i përket arsimit dhe kryesisht atij profesional dhe në biseduam me kryeministrin se cfare duhet te bëjmë në të ardhmen ne këtë drejtim. Shqipëria nuk është një vend që azilkërkuesit do të konsideroheshin azilante, por sigurisht Gjermania ka nevojë për fuqi punetore të kualifikuar dhe Shqipëria mund ta ofrojë këtë fuqi punëtore. Gjithashtu, kemi folur për marredhëniet në rajon, ku shihet një progres i dukshëm”, tha Merkel.

Kancelarja Merkel në vijm të fjalës së saj u shpreh se “Gjithashtu folëm edhe për shkëmbimin e vizitave, kryesisht të kryeministrit serb Vuçiç, pasi prej shumë vitesh nuk ka patur marrëdhënie, por u kapërcyen dhe kjo është një gjë e mirë. Folëm për konsolidimin e marredhënieve me Maqedoninë dhe hap pas hapi do t’i cojme gjërat përpara në të gjithë rajonin. Shqipëria para një viti mori statusin e vendit kandidat, në momentin që diskutohet rreth proçesit të anetarësimit është në nderin tonë që Ballkani Perendimor të jetë në këtë proces dhe pjese e Europes. Në këtë konteks, ju uroj suksese për vendin tuaj, përpjekjet tuaja për njerëzit tuaj, pasi ju keni lënë pas vetes një kohë të vështirë, rinia ka nevojë për perspektiva të reja. Bashkëpunimi ekonomik është një çeshtje me rëndësi qëndrore. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ekonomik kemi nënshkruar dhe gjashtë marrëveshje të reja ekonomike, të cilat kanë të bëjnë me përmiresimin e situatës së energjisë elektrike dhe të përmiresuar graduallisht kushtet e jetesës së njerëzve”, theksoi Merkel.

Lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Kancelarja Merkel u shpreh se , “e duam Shqipërinë në BE. Jemi duke përcaktuar afatet. Ajo që na përshpejton është përmbushja e standardeve. Duhet hartuar një plan masash, veprimesh, këtu ka prioirtete të caktuara që i vendos KE. Më lejoni të përmend prioritetet e reformës në drejtësi. Janë bërë përparësi, por ka shumë për të bërë. Unë e di që shumë vende presin që ky proces duhet të shkojë përpara, por ne nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificial. Ne e duam anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Kancelarja Angela Merkel.

***

“Në fund të vjeshtës së këtij viti do t'i plotësojmë të gjitha kushtet, përfshirë paketën për reformën në drejtësi. Integrimi është një proces që në radhë të parë vlerën e ka këtu dhe për ne. Ato që bëjmë janë detyra që i vlejnë modernizimit të shtetit. Kur të kemi plotësuar këto kushte, unë jam i bindur se kancelarja Merkel do të jetë e para që do të na mbështesë”, ka thënë Rama.

Rama: Kancelarja Merkel i kupton përpjekjet tona në rrugën drejt një demokracie europiane

Rama shprehu sot mirënjohjen e tij për mbështetjen e e Kancelares Merkel dhe të Gjermanisë ndaj vendit tonë gjate nje një konferencë për shtyp me Kancelaren e Gjermanisë,ne Këshillin e Ministrave duke cilesuar se .se “kjo është një ditë e veçantë për Shqipërinë”.

“Bashkimi Europianë është përballë sfidave të mëdha, kriza Greke, marrdhënjet me Rusisë, Terorrizmi dhe ngrohja globale apo emigracioni janë disa nga problematikat ku opinioni i Kancelares Angela Merkel është thelbësore”, theksoi Rama.

“Ka një rëndësi të madhe që Kancelarja Angela Merkel, tregon një vëmendje të madhe karshi nesh. Ka një rëndësi të madhe, që Kancelarja Angela Merkel tregon një vëmendje të veçnatë dhe kupton më së miri vështirsëtë e vendit tonë për ta kaluar nga komunizmi drejt Europës”, shtoi ai.

Kryeministri i vendit tha se Kancelarja Merkel ka dhënë një kontribut thelbësor për rritjen e bashkëpunimit rajonal. “Kancelarja Merkel na lehtësojë dhe na krijoi mundësi të flasim hapur. Kjo, është hera e tretë që brenda më pak se një viti m’u dha mundësia të fals me Kancelaren Merkel për të shprehur vullnetin e dyanshëm për të forcuar partneritetin mes nesh. Kancelarja Merkel bëri të mundur rritjen e djalogut në mes krerëve të vendeve të ballkanit dhe organizoi një tryezë në kancelarinë e saj, duke i hapur dritën jeshile zhvillimit dhe bashkëpunimit të rajonit tonë, duke lënë mos mbetur më peng i sëshkuarës”, tha Rama.

Kancelarja Angela Merkel është duke zhvilluar një vizitë një ditore në vendin tonë. Kancelaria e Gjermanisë ka mbërritur në Tiranë rreth orë 13:30 dhe pritet të mbyllë vizitën rreth orës 18:00. Në orën 13:40 ajo mbërriti në hollin e kryeminiostrisë, ku dhe u luajtën dy himnet

Në orën 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’iu drejtuar më pas Konferencës Ekonomike në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Pas luajtjes së dy himneve, në pjesën e përparme të godinës së Kryeministrisë, Merkel dhe Rama ecën në drejtim të Hollit Kryeministror, për të nisur takimin kokë më kokë, që do të zgjasë rreth 15 minuta. Më pas, për 45 minuta do të mbahet takimi mes dy delagacioneve, që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Vizita e kancelares Merkel do të zhvillohet nën masa të forta sigurie. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30 në aksin rrugor Rinas në drejtim të Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrësit”, segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Merkel mbërrin në kryeministri, pritet nga Rama

Ora 14:15- Ekskorta që shoqëron kancelaren Angela Merkel ka parakaluar në Bulevelardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet nga kryeministri Edi Rama në ‘shtëpinë’ e tij, në kryeministri.

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin ne Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka treguar përpikmërinë gjermane dhe në orën 13:50 minuta autokolona që e shoqëronte u nis nga Aeroporti i Rinasit drejt selisë së Kryeministrisë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në Hollin Kryeministror, rreth orës 14:15.

Takimi i parë i Merkel do të jetë ai me kryeministrin Rama, që do të zgjasë rreth 15 minuta. Më pas për 45 minuta takimi mes dy delagacioneve, që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Vizita e kancelares Merkel do të zhvillohet nën masa të forta sigurie. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30 në aksin rrugor Rinas në drejtim të Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrësit”, segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Rama: Vizita e Merkel, ditë e shënuar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e vlerëson si ditë te shënuar për vendin tonë, vizitën e parë të Kancelares Angela Merkel sot në Tiranë.

Kryeministri i ka uruar në gjermanisht përmes rrjeteve sociale mirëseardhjen Merkelit.

“Ditë e shënuar për vendin tonë vizita e parë dypalëshe e një kancelari të Gjermanisë në Shqipëri!

Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel”, shkruan Rama.

Kancelarja Merkel në Tiranë

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, do të vizitojë të mërkurën, me 8 korrik, Tiranën, në kuadër të një turi Ballkanik.

Kjo është vizita e parë zyrtare që një Kancelar i Republikës së Gjermanisë zhvillon në Shqipëri. Kjo vizitë pritet të jetë një shans që do të sjellë një zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe politik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Gjithashtu, vizita e zonjës Merkel shënon një moment të veçantë edhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, qoftë në kuadrin e politikave rajonale dhe integruese përmes procesit të Berlinit, qoftë në fushën ekonomike dhe tregtare.

Merkel në Tiranë, ja axhenda zyrtare e vizitës:

Kryeministria ka publikuar axhendën e vizitës zyrtare në Tiranë, të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Angela Merkel.

Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 13.30.

Rreth orës 14.15 kancelarja gjermane do të mbërrijë në selinë e Qeverisë Shqiptare , ku do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes. Në orën 15.40 – 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

Ndërsa rreth orës 17.00 – 18.00, Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike që do të mbahet në Tiranë.

Vizita në selinë e Qeverisë Shqiptare e Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel

14.15 nis Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes

15.40 – 16.10 Konferenca e përbashkët për Shtyp

17.00 – 18.00 Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Merkel i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike.

Konferenca Ekonomike Gjermano- Shqiptare

12.00 – 13.45 zhvillohen dy panele në Konferencën Ekonomike Gjermano –Shqiptare që do të mbahet në ambientet e Tirana Business Park.

15.00 – 18.00 nis sërish Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Vizita e Merkel në Tiranë, policia masa të rrepta sigurie

Në kuadër të vizitës zyrtare që Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë të mërkurën në vendin tonë, Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

Në njoftimin për shtyp, Drejtoria e Policisë së Tiranës bën të ditur se në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime duke nisur nga ora 10.30 e paradites.

Sipas policisë, nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht) ndërsa nga ora 13.30-14. 30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Më tej sqarohet se bllokim do të ketë edhe në segmentin rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit” ndërsa në segmentin rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12. 00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.

Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mire kuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit.

Gjermania, donatori më i madh ndër vendet e BE në Shqipëri

Aktualisht, Republika Federale e Gjermanisë është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Gjithashtu, nga pikëpamja e volumit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë.

Sipas Kryeministrisë, në vitin 2014, në Shqipëri operuan 146 ndërmarrje gjermane dhe të përbashkëta shqiptaro – gjermane, nga 121 që ishin në vitin 2010, duke pësuar një rritje me mbi 20%.

Gjithashtu, volumi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë lekë (287 milionë euro) duke pësuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010.

Vizita e Kancelares Merkel, Kryeministria ndryshon “look”

Hollit Kryeministror, tërësisht të transformuar pas një rikonstruksioni të plotë, po i jepet dora e fundit e përgatitjeve për të mirëpritur kancelaren Angela Merkel, dhe pas kësaj vizite do të jetë i hapur edhe për publikun.

Ka përfunduar ndërtimi bibliotekës, ku publiku do të ketë akses. Në të djathtë të Hollit Kryeministror janë ekspozuar materiale të prodhura gjatë totalitarizmit për t’i sjellë në vëmëndje të publikut, dhe në të njëjtën kohë të ruajë kujtesën tonë kolektive. Pjesës ballore të Kryeministrisë nga jashtë i është shtuar një tendë e ndriçuar, ndërsa në pjesën anësore është vendosur një monument në formën e kërpudhës.

>>Shakatë me të cilat Rama ia mori zemrën Merkelit

>>“Po vjen politikania, të cilës ia kanë frikën më shumë”

>>Një studim alarmues e pret Merkelin në Tiranë

>>Vizita e Merkel, mediat gjermane: Në Ballkan, korrupsioni në shkallë të gjerë dhe qeveri autoritare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat