8 vendet më tërheqëse për t'u vizituar në Shqipëri

Shqipëria

8 vendet më tërheqëse për t'u vizituar në Shqipëri

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 23:34

Portali Insider Monkey i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke renditur 8 vendet më tërheqëse që turistët nga e gjithë bota mund të vizitojnë. Sipas artikullit këto janë vende të bukura dhe sigurta, duke përshkruar edhe veçoritë për çdo zonë.

1. Shkodra

Gjendet në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Shkodra është ndër qytetet më të mëdha në Shqipëri. Ajo ka një histori të gjatë të pushtimeve dhe betejave. Rrënojat e Kalasë së Rozafës janë një pikat tërheqëse të rëndësishme në këtë qytet, me një kulturë unike tregtare.

2. Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, formon qendrën politike dhe ekonomike të kombit. Me shumë objekte kulturore, arkitekturë moderne dhe hotele të cilësisë së lartë, ka plot gjëra që ju mund ti bëni në Tiranë. Qyteti është gjithashtu shumë i këndshëm dhe ju do të gjeni aty njerëz energjik dhe të gatshëm për të ndihmuar udhëtarët.

3. Kruja

Një objekt i rëndësishëm që ndodhet në Krujë është Kalaja, që tërheq shumë njerëz. Kjo kala është një vend i çmuar për shqiptarët dhe aty ndodhet Muzeu i Skënderbeut, i cili përmban objekte të rëndësishme në lidhje me luftën që ka ndodhur në këtë rajon.

4. Gjirokastra

Ky qytet në pjesën jugore të Shqipërisë është njohur nga UNESCO si vend i trashëgimisë kulturore. Kjo, për shkak të stilit të shumë të veçantë arkitektonik që portretizon ndërtesat. Ky dizajn është i njohur si stil i arkitekturës Ballkanike dhe përbëhet nga shtëpi të vogla të ngritura si kështjella. Gurët ndihmojë në ruajtjen e temperaturave optimale brenda shtëpisë dhe janë pjesë e atraksionit edhe sot. Ka edhe disa atraksione kulturore të tilla si teatrot, objektet fetare dhe muzeume.

5. Durrësi

Durrësi është një qytet i madh që ndodhet në bregdetin shqiptar dhe shërben si një qytet port. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe si një kryeqytet kulturor. Në fakt, shumë evenimente kulturore janë mbajtur këtu gjatë gjithë vitit. Amfiteatri luan një rol vendimtar në mbajtjen e këtyre evenimenteve dhe është ndër atraksionet kryesore në qytet.

6. Apolonia

E quajtur kështu më nder të Zotit Apolon, Apolonia ishte qyteti më i rëndësishëm në kohët parahistorike. Rrënojat këtu janë ende shumë mbresëlënëse dhe tregojnë se sa i lavdishëm ishte dikur ky qytet. Disa nga tërheqjet përfshijnë teatro, tempuj, bibliotekat dhe ndërtesa të tjera. Ky vend është mjaft mbresëlënëse dhe ofron një pamje të mrekullueshme të zonës përreth.

7. Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare është e vendosur në pjesën jug-perëndimore të Shqipërisë. Ajo krahasohet me Rivierën e famshme italiane; megjithatë, kjo është më pak e mbushur me njerëz dhe shumë më e qetë. Plazhet janë shumë ftuese dhe ju ose do të preferoni të bëni banjo dielli ose do të notoni në ujërat e kristalta. Vendpushimet e ndërtuara rishtas në zonë tërheqin mijëra udhëtarëve dhe premtojnë një pushim të shkëlqyer.

8. Berat

I vendosur në qendër të Shqipërisë, në lumin Osum, Berati u ndërtua si një kështjellë e lavdishme mbi një kodër. Ju mund të gjeni kështjellën e lashtë origjinale në këtë kodër e quajtur Kalaja. Kështjella e madhe përmban një distrikt të plotë me shumë xhami dhe kisha dhe ja vlen ta vizitosh. Një tipar i rëndësishëm i Beratit është se shtëpitë në këtë zonë kanë dritare të mëdha. Fshatrat e vogla përreth janë një veçori tjetër, të cilat ju mund ti vizitoni në një ditë udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat