Çuçi: Policia do të zbatojë urdhrat e kryebashkiakëve

Shqipëria

Çuçi: Policia do të zbatojë urdhrat e kryebashkiakëve

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 22:22

Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi sqaron mënyrën se cili do të jetë roli i kryetarëve të bashkive në raport me policinë.

Ai theksoi sot në një intervistë për A1 Report se, e vetmja mënyrë për t’ju dhënë autoritet kryetareve të bashkive, është që të zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejte nga Policia e Shtetit urdhrat administrativë.

“Kemi menduar të kalojmë në një sistem tjetër, që aplikohet gjerësisht në Evropë, ku urdhrat lëshohen nga të zgjedhurit vendorë. Këto urdhra janë detyrimisht të zbatueshëm nga Policia e Shtetit. Edhe në 2007-n ka qenë një dispozitë që edhe drejtori i policisë do të marrë aprovimin e kryetarit të bashkisë. Mendoj do të jetë hap shumë pozitiv në vënien e autoritetit të kryetarëve te bashkive, është lajmi i mirë. Për ta sqaruar, urdhrat që lëshon kryetari nuk kanë të bëjnë me rendin apo kriminalitetin, por me çështje të qetësisë publike, kontrollin e territorit etj”, u shpreh ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat