Denar Biba: Kritikat e OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor,të tepruara

Shqipëria

Denar Biba: Kritikat e OSBE-ODIHR për procesin zgjedhor,të tepruara

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:42

Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka kontestime lidhur me kritikat e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për administrimin e zgjedhjeve të 21 qershorit nga ana e KQZ-së.

Në një intervistë për Tema Tv, Denar Biba theksoi se ky proces zgjedhor ishte dukshëm më i mirë sesa proceset e shkuara, ndërsa kritikat e vëzhguesve ndërkombëtarë kësaj here vijnë për shkak edhe se pritshmëritë e tyre për zgjedhje demokratike ishin më të larta.

Ai pranon parregullsitë nga ana e KQZ-së për procesin zgjedhor, duke pranuar edhe presionin politik mbi KQZ-në, një ndër kritikat e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-ty për këtë institucion.

Zv.kryetari i KQZ flet për një funsksionim shumë të mirë të punës mes anëtarëve të këtij isntitucioni, duke iu referuar edhe vendimeve unanime për tërheqjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në fushatën e 21 qershorit. Denar Biba tha se në takimin konfidencial me ambasadorin amerikan, ky i fundit kishte përgëzuar anëtarët e KQZ-së dhe i kishte inkurajuar për kontribut të vazhdueshëm në dekriminalizimin e listës së kandidatëve në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat