Municionet, Gjermania asiston në pastrimin e territorit shqiptar

Shqipëria

Municionet, Gjermania asiston në pastrimin e territorit shqiptar

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 20:25

Ambasadori Gjerman Hellmut Hoffmann dhe përfaqësuesja e UNDP Zineb Touimi-Benjelloun nënshkruan një kontratë, e cila do të mundësojë mbështetjen e AMMCO deri në fund të vitit 2016, për pastrimin e territorit shqiptar nga municionet dhe lëndët eksplozive të rrezikshme për popullsinë.

Kontrata në vlerën e 250.000 eurove garanton punën në sektorin e pastrimit të të ashtuquajturave “Hot Spot“-e në Shqipëri që u krijuan gjatë trazirave të vitit 1997, kur në të gjithë vendin u grabitën depot ushtarake me municione dhe lëndë eksplozive.

Gjatë grabitjeve të tyre pati edhe shpërthime gjatë të cilave lokalitetet ushtarake dhe hapësirat përreth u kontaminuan me mbetje eksplozive dhe municione të pashpërthyera. Kjo përbën rrezik për popullsinë e atyre zonave edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat