Vakëfi, reagon Tarikatit Halvetian: Me vendim gjykate na u kthye ne

Shqipëria

Vakëfi, reagon Tarikatit Halvetian: Me vendim gjykate na u kthye ne

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 20:09

Në lidhje me pronën (vakëf), që Komuniteti Mysliman Shqiptarë e çoi sot në gjykatën e Apelit pasi sipas saj i është marë padrejtësisht, ka reaguar Tarikatit Islamik Halvetian.

Sipas këtij nuk është grabitur prona vakëf, por prona i është kthyer me vendim gjykate një komunitetit tjetër islamik halvetian, i cili e ka pronë të tijën me vërtetim hipotekor të vitit 1919.

Sipas tyre vakëfi për të cilën bëhet fjalë në deklaratën e këtij komuniteti, është pronë e Tariaktit Halvetian

“Në emër të Tarikatit Islamik Halvetian, përgënjeshtrojmë deklaratën e Komunitetit Mysliman Shqiptar
Theksojmë se nuk është grabitur prona vakëf, por prona i është kthyer me vendim gjykate një komunitetit tjetër islamik halvetian, i cili e ka pronë të tijën me vërtetim hipotekor të vitit 1919
Vakëfi për të cilën bëhet fjalë në deklaratën e këtij komuniteti, është pronë e Tariaktit Halvetian
Kjo vërtetohet me dokumenta të zyrës qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Ky vakëf ,i njohur ndryshe si Teqeja e Adem Idrizit, në regjistrin hipotekor me nr 221 figuron i regjistruar pronë e Tarikatit Halvetian që në 20.03.1919 (për të cilën disponojmë edhe një kopje të dokumentit hipotekor)
Theksojmë se kjo pronë nuk është në iventarin e pasurisë së KMSH-së.
Kujtojmë që në vitin 1921 administrimi i pasurive të teqevë dhe xhamive është ndarë në bazë të statuteve të këtyre dy komuniteteve
Kjo ndarje është ligjëruar me statutin e Kongresit të shejhelerëve, që daton në 21 gusht 1921.
Ky ishte një kongres I veçantë I shejhelerëve që vendosin Lidhjen e Shejhelerëve dhe bëri shkëputjen e Tarikatëve të ndryshme të sekteve të teqeve Halvetiane, Rrufai,Kadri, Melami, etj nga Komuniteti Myslyman që përfaqësonte xhamitë dhe medresetë.
Në këtë kongres u ndanë më vete teqetë nga xhamitë, si dhe vakëfet e teqeve nga vakëfet e xhamive
Edhe në iventarin e pasurive të paluajtëshme të komunitetit myslyman shqiptar të bërë që para vitit 1944 nga vetë ky komunitetit, të nxjerrë nga Arkiva Qendrore SHqiptare, Fondi 882, dosja 20, fleta 203, 203, 205 rezulton se ky truall nuk është në listën emërore të Komunitetit Myslyman", - thuhet në Deklaratë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat