Përse po vjen Angela Merkel në Shqipëri?

Shqipëria

Përse po vjen Angela Merkel në Shqipëri?

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 18:37

Çfarë pret Shqipëria nga Angela Merkel?

Kështu pyet agjencia gjermane DPA.

Sipas saj, shqiptarët presin para për të ndërtuar infrastrukturën rrugore dhe atë energjetike.

Por përse po vjen Angela Merkel në Shqipëri?

Transmetuesi publik gjerman, MDR, shkruan se Merkel vjen në Tiranë për të diskutuar për çështjen e azilkërkuesve.

Në maj, sipas të dhënave zyrtare, 40 përqind e kërkesave për azil vijnë nga Ballkani.

Më herët gjatë një prononcimi, Merkel tha se Shqipëria ka shumë, shumë probleme të mëdha.

MDR thekson se në Shqipëri mbetet problem i madh korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Merkel ka shuar shpresat për një anëtarësim të shpejtë në BE. Sipas saj, afrimi i Shqipërisë dhe Serbisë është një proces i gjatë dhe i mundimshëm”, thekson MDR.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat