Gjyqtarët Lu-së: Nxirrni emrat e të inkriminuarve në gjyqësor

Shqipëria

Gjyqtarët Lu-së: Nxirrni emrat e të inkriminuarve në gjyqësor

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:55

Një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu se disa gjyqtar duhet të ishin në burg për korrupsion, kreu i unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha thotë në një intervistë për A1Report se është momenti të flitet me emra konkret për çdo person të inkriminuar.

“Ne në këtë mënyrë duke i përgjithësuar, duke mos i identifikuar personat konkret minojmë besimin e qytetarëve tek ajo pjesë e shëndoshë e sistemit të drejtësisë e cila në kuptimin tim është shumicë në sistem. Tani duhet të jemi pak më kurajozë për të identifikuar persona konkret por ne këtë duhet ta lëmë në dorën e personave konkret të cilët duhet ta bazojnë punën e tyre në fakte dhe prova dhe duke pasur parasysh një parim të madh mbi të cilin është ndërtuar shteti ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë”, - u shpreh Hoxha.

Duke u ndalur tek gjyqtarët që do të zgjidhen në radhët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Hoxha bën apel që kolegët e tij të tregojnë kujdes në përzgjedhje duke bllokuar ata persona që kanë probleme me ligjin, qofshin dhe gjyqtar.

“Këtë vit ne jemi përpara zgjedhjeve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ku duhet të zgjedhim katër nga anëtarët prandaj ne duhet të jemi mjaft të kujdesshëm që në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të zgjedhim ata persona përfaqësojnë pjesën e shëndoshë të cilët janë të mirëarsimuar me një integritet të lartë moral profesional dhe pa asnjë problem në ushtrimin e profesionit të tyre”, tha kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

Ndalur tek dy rastet e gjyqtarëve të proceduar për korrupsion si ai në gjykatën e Sarandës dhe në gjykatën e Lezhës, kreu i Unionit u shpreh se është drejtësia ajo që duhet të flas me fakte e prova dhe në një vendim fajësie dy gjyqtarët e dënuar përjashtohet nga pjesëmarrja e tyre në union.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat