Koncesioni i skanimit, tarifa ulet nga 39 në 22 euro për çdo deklaratë doganore

Shqipëria

Koncesioni i skanimit, tarifa ulet nga 39 në 22 euro për çdo deklaratë doganore

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:12

Koncesioni i skanimit, tarifa ulet nga 39 në 22 euro për çdo deklaratë doganore Komisioni i Ekonomisë miratoi marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit për skanimin e konteinerëve në dogana. Ministri Shkëlqim Cani tha se, marrëveshja e re do t'i kushtojë biznesit shumë më pak, nga ajo që miratoi qeveria e mëparshme.

“Duke marrë anën më konservative, kursehen nga rinegociimi i kontratës 100-180 milionë euro”, u shpreh ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Në marrëveshjen e re, qeveria i ka vendosur si tavan të ardhurash kompanisë koncesionare “Rapiscan” shumën prej 210 milionë eurosh për 15 vitet e ardhshme.

Por, si i ndryshon kjo tarifat, që do të paguajë biznesi?

“Për çdo deklaratë doganore, nga përllogaritjet nuk do të paguhet më 39 euro siç ishte, por do të paguhet vetëm 22 euro, ose 43,6 për qind më pak nga sa ishte në kontratën e parë, ose 17 euro më pak nga kontrata e mëparshme. Për deklaratat doganore që janë me vlerë nën 1000 euro do të paguhet vetëm 5 euro”, tha ministri Cani.

Por, kjo është një llogaritje mesatare. Sipas qeverisë, çmimi mund të jetë edhe më i ulët se kaq.

“Po, nëse deklaratat do të ecin në trend pozitiv dhe me rritje, pagesa për biznesin mund të ulet shumë. Mund të shkojë edhe 12 euro për deklaratë, kur kemi një shumë të caktuar se çfarë merr ‘Rapiscan’”, deklaroi zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat