PD thyen bojkotin, hyn në Komisionin e Reformës në Drejtësi

Shqipëria

PD thyen bojkotin, hyn në Komisionin e Reformës në Drejtësi

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 16:22

Partia Demokratike ka thyer bojkotin dhe ka vendosur të bëhet pjesë e Reformës në Drejtësi.

Pas takimeve intensive kohët e fundit ku palë negociatore kanë qenë ndërkombëtarët PD ka vendosur të propozojë përfaqësuesit e saj për Komisionin e Reformës në Drejtësi.

PD ka propozuar nënkryetar Eduard Halimin ndërs apër anëtarë Oerd Bylykbashin, Gent Strazimirin dhe Eduart Halimin.

Të djathtët pritet të kenë kështu një barazi anëtarësh në këtë komision por jo bashkëkryesim.

Vendimi vjen në një moment kur grupi i eskperteve shqiptare dhe nderkombetar kane hartuar nje draft analize mbi sistemin mbi 300 faqe i cili po diskutohet ne tryeza te posacme me qellim marrjen e rekomandimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat