Kodheli – Dusa: Bashkëpunim për sigurinë në rajon

Shqipëria

Kodheli – Dusa: Bashkëpunim për sigurinë në rajon

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:50

Ministrja e Mbrojtjës, Mimi Kodheli ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Mircea Dusa, e cila ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Gjatë këtij takimi janë shfaqur të njëjtat objektiva sa i takon ruajtjes së sigurisë në Europën juglindore. Gjithashtu, qëllimi i kësaj vizite është rritja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve tona aleate dhe anëtare të NATO-s.

Pas përfundimit të takimit, në një konferencë për mediat, Kodheli ka falenderuar homologun rumun për ndihmën e vazhdueshme që si vend aleat në NATO i është dhënë Shqipërisë.

“Bashkëpunimi do të thellohet falë përmbushjes së disa objektivave të përbashkëta, si fuqizimi i bashkëpunimit, promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, fuqizimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal dhe me gjerë. Shqipëria do të jetë përkrah çdo vendimi që NATO do të marrë në mbrojtje të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë. Lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët betejat e të cilës do t’i fitojmë”, tha Kodheli.

Ndërkohë, ministri Dusa ka theksuar angazhimin e përbashkët për t’u bërë ballë rreziqeve me të cilat përballet jugu dhe lindja e Evropës. Dusa shtoi se Rumania mbështet rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat