Projekti SARED, 13 kontratat e para me përfituesit në vlerën e 270 mijë euro

Shqipëria

Projekti SARED, 13 kontratat e para me përfituesit në vlerën e 270 mijë euro

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:29

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, nënshkroi të martën në Tiranë, kontratat me 13 përfituesit e parë fermerë dhe agropërpunues që kanë përfituar grante nga projekti SARED i qeverisë gjermane dhe mbretërisë së Danimarkës.

Përfituesit janë nga gjashtë qarqe të paavantazhuara të vendit si Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë.

Kontratat e nënshkruara arrijnë një vlerë investimi prej 270 mijë euro nga të cilat 180 mijë euro jepen në formë granti.

Ministri i Bujqësisë, Edmon Panariti theksoi se, projekti SARED i granteve për investimet në sektorin rural ka një vlerë 13.1 milionë euro.

Kreu i Bujqësisë, Panariti deklaroi se, subvencionet që jepen nga buxheti i shtetit këtë vit kanë pasur një rritje me 20 për qind. Përveç skemave shtetërore, tha ai, aktualisht fermerët kanë mundësi që paralelisht të aplikojnë edhe për fondet e projektit SARED pasi thirrja e parë vazhdon të mbetet e hapur për aplikime deri më 31 Korrik 2015.

Udhëzuesi për aplikantët gjendet on line në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë. Sipas Panaritit 13 kontratat e para të nënshkruara me përfituesit për investime në bujqësi, kapin me një vlerë prej 270 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat