Merkel nesër në Tiranë, publikohet axhenda e vizitës

Shqipëria

Merkel nesër në Tiranë, publikohet axhenda e vizitës

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:25

Kryeministria publikoi të martën axhendën e vizitës zyrtare në Tiranë, të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Angela Merkel.

Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 13.30.

Rreth orës 14.15 kancelarja gjermane do të mbërrijë në selinë e Qeverisë Shqiptare , ku do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes. Në orën 15.40 – 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

Ndërsa rreth orës 17.00 – 18.00, Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike që do të mbahet në Tiranë.

Më poshtë vijon axhenda e plotë e vizitës:

1- Vizita në selinë e Qeverisë Shqiptare e Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel

• 14.15 nis Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes

• 15.40 – 16.10 Konferenca e përbashkët për Shtyp

• 17.00 – 18.00 Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Merkel i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike.

2- Konferenca Ekonomike Gjermano- Shqiptare

• 12.00 – 13.45 zhvillohen dy panele në Konferencën Ekonomike Gjermano –Shqiptare që do të mbahet në ambientet e Tirana Business Park.

• 15.00 – 18.00 nis sërish Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat