Tahiri raporton në Komisionin e Sigurise për ngjarjen në Lazarat: Nuk kishim informacion nga SHISH

Shqipëria

Tahiri raporton në Komisionin e Sigurise për ngjarjen në Lazarat: Nuk kishim informacion nga SHISH

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 13:42

Ministri Tahiri ka raportuar ditën e sotme në Komisionin e Sigurise rreth ngjarjes së ndodhur në Lazarat, ku mbeti i vrarë një efektiv i Reneas.

Tahiri tha se kam paraqitur një dokument në komision, i cili është konfidencial.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për punën e bërë nga Policia e Shtetit për vendosjen e rendit në këtë fshat.

” Vjet i dhamë fund kriminalitetit masiv atje që gëlonte prej 2 dekadash. Vitin e kaluar eleminuam prodhimin masiv të lëndës narkotike qe shkonte ne miliona euro. Këto para korruptonin policine e djeshme, vendim marrjen e qeverive te kaluara

Kur mora detyren, gjeta raportime te partnereve për çdo parcele te mbjellë. Ishin informuar deri te kryeministri i kohes. Nuk kam pergjigje pse nuk eshte nderhyre.

Edhe kete vit forcat speciale ishin ne sherbim sepse gati gjysma e te kerkuarve ishin ende ne liste kerkim, madje kishin kryer edhe veprime te tjera’.

Tahiri ka kërkuar mbështetje pa dallim politik, ndërsa ka theksuar se policia nuk ka pasur asnjë informacion nga SHISH lidhur me kurthin që po përgatitej në Lazarat së fundmi ndaj efektivëve të policisë dhe Reneas.

“Ajo qe ndodhi ishte fat keqesi e rende te gjithe. Gjeti pergjigjen e duhur me arrestimin. Nuk kishim informacion per pabesine as nga SHISH. Sfida e luftes kunder kriminalitetit nuk eshte e mbyllur kurre per ne dhe çdo vend te globin.

Sot shteti eshte ne detyre dhe ky eshte dallim. Lazarati dje ishte Republikë brenda Republikës.

Kerkoj mbeshtetjen per nje lufte te perbashket pa dallim politik. Edhe opozita pjese e perpjekjes.

Kam besim qe edhe ish ministrat e Brendshëm, bashkarisht kemi çliruar vendin , detyre qytetare, nga lendet narkotike, tha Tahiri në raportimin e tij para Komisionit.

Në vijim, ministri i Brendshëm theksoi se sot mund të shkohet në Lazarat dhe të bëhet politikë, pa pasur premtime tv tilla si ne do ju lejojmë të mbillni drogën.

“Nuk mund të bëhet më politikë me krimin, nuk mund të thuhet më sot ne do ju mbështesim të mbillni drogë, apo sikundër ka ndodhur që i thuhet se ata ju luftuan ju në mbjelljen e drogës, që ta mbjellin në vend tjetër.

Kjo është e pafalshme, sepse deklarata të tilla ushqejnë krimin, ushqejnë aktivitete kriminale”, tha Tahiri, ndërsa replikoi disa herë me deputetin demokrat Flamur Noka.

Ministri i Brendshëm ftoi deputetët të kritikojnë policinë në veprimtarinë e saj në mënyrë që ne të përmirësojmë punën e saj, por kjo ka vetëm një kusht, luftë të përbashkët dhe mbështetje policisë kundër kriminalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat