Bamir Topi po futet mes Metës dhe Ramës?

Shqipëria

Bamir Topi po futet mes Metës dhe Ramës?

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:49

FRD nuk njohu ndonjë rritje të madhe në elektorat në këto zgjedhje, megjithatë si një parti e heshtur gjatë këtyre dy viteve, ajo arriti një rezultat të mirë.

Këto ditë po spekulohet se FRD ka kërkesa të larta për Bashkinë e Tiranës.

Sipas gazetës Sot, Topi po kërkon nënkryetarin e Bashkisë dhe tre njësi.

Gazetë shkruan se Edi Rama ka nisur negociatat me Topin, përpara se të negociojë me aleatin kryesor, Ilir Metën, apo me aleatin tjetër të ri, Shpëtim Idrizi.

A është kjo një përpjekje për të fuqizuar Topin si faktor politik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, duke tentuar shmangien e LSI?

Ky është thjesht një spekulim, ndërsa vetë Topi thotë se gjendja e së djathtës është e mjerueshme dhe FRD do jetë në garat elektorale, pavarësisht asaj që synojnë të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat