Plazhi i Livadhit në Himarë, ende i pa zbuluar

Shqipëria

Plazhi i Livadhit në Himarë, ende i pa zbuluar

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:10

Bregdeti i jugut në vendin tonë është i mbushur me plazhe të pa fundë e shumë të bukur.Një ndër ta është edhe plazhi i Livadhit.

Livadhi është një lagje e Himarës e cila ndodhet në veri të Spilesë dhe poshtë Kalasë se Himarës.

Livadhi është i njohur për plazhin e tij të famshëm me ujra të kaltërta dhe shkëmbinjë të larte. Plazhi i Livadhit ka një shtrirje rreth 1.2 kilometra dhe gjerësi 100 metra, me rërë të të pastër dhe të mineralizuar.

Vitet e fundit është kthyer në një pikë turistike ku janë ndërtuar shumë banesa dhe mjedise turistike. Plazhi i Livadhit është i ndarë në dy pjesë. Nga ana veriore është plazhi Gonia, i famshëm edhe për dy gurët prej mermeri që ndodhen mbi plazh si dhe Plazhin Apelistra në pjesën jugore gjithashtu i famshëm për shkëmbin me të njëjtin emër.

Në anën veriore gjendet një varg shkëmbinjësh që përdoren për argëtim të plazhistave lokal,të cilët i kanë vënë dhe një emër, Janulla.

Vendi është i përshtatshëm për tu larë në the llësi dhe për hedhje nga shkëmbinjtë. Në Livadh ka një larmishmëri lokalesh, restorantesh, hotele dhe kafé- bare për argëtim.
Për të arritur në plashin e Livadhit, mund të përdoret rruga prej asfalti ose rrugicat e vjetra për të lagjes.

Gjate rrugës për në Livadh, pushuesi mund të vëzhgojë kanionin e Vishës, burimet e ndërtuara të Ujit dhe disa kisha mesjetare ortodokse.

Gjithashtu në veri të Livadhit ndodhet edhe një plazh i vogël i fshehtë që e thërrasin plazhi Fusa.

Ky plazh, nuk vëzhgohet nga asnjë pik tjetër, përveç nga afër ose nga deti me një mjet lundruse. Më tepër ky është një plazh aventurierësh të detit/ATK/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat