Trafik kokaine Shqipëri-Itali, arrestohen 6 durrsakë

Shqipëria

Trafik kokaine Shqipëri-Itali, arrestohen 6 durrsakë

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:07

Gjashtë shtetas nga Durrësi të shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga Interpoli, mes tyre edhe biznesmenë të njohur, u arrestuan mëngjesin e sotëm.

Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike. Rrjeti është goditur nga Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit pas urdhër-arrestit të ardhur nga Gjykata e Firences në Itali.

Të arrestuarit

Kastriot Dyrmyshi 32 vjeç

Artur Tepshi 49 vjeç

Edmond Tepshi 52 vjeç

Laert Teneqexhi 25 vjec

Guido Tepshi 24 vjeç

Luan Tepshi 46 vjeç

Operacioni i koduar “Ricarica 2013” për shkatërrimin e organizatave kriminale dhe trafikun e drogës është zhvilluar paralelisht në disa shtete, ku në vendin tonë u konkretizua me gjashtë arrestime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat